Njihë o njeri Krijusin
që të krijoj të fali të
dha jet të përsosi në
formën ma të bukur
njihe o njeri Krijusin.
Shiko Qjellin Token
Hapsirën gjdo gjë që sheh
është krijuar nga Krijusi
njihe o njeri Krijusin.
Mos u bë përbuzës ndaj
dhuntive që Krijusi ty ti
dhuroj bëhu mirnjohës
adhuro Krijusin ashtu siq
të urdhëroj njihe o njeri
Krijusin.
Medito rreth krijimit dhe
mendo se ti ishe asgj ai
të krijoj ti do të vdësesh
ai prap të krijon njihe o njeri
Krijusin.
Edh Hëna edhe Yjet dhe
gjdo Planet e njohin Krijusin
e vet njihe o njeri Krijusin.
Përkujto të mirat që Krijusi
ty ti dhuroj bëhu mirnjohes e
knaqësija Krijusit mbi ty të
mbretëroj njihe o njeri
Krijusin.
Ai është vetëm nje Krijusi
e nuk ka tjetër ne duhet
ti përkulemi madheris së ti
e askujt tjetër njihe o njeri
Krijusin.
shkruar nga Xheneta-Bufaj
Beso All-llahun (poezi nga Xheneta)
2008-08-12 12:46
Beso All-llahun
Besoni Zotin tuaj
o robt të Allahut
e mos iu bashkoni
armikut tuaj djallit.
Mos shkoni hapave
te armikut,tuja se
ai është perbetuar
që gjdoher juve
te ju ngacmoj prej
rrugës te All-llahut,
te ju largoj e në xhehnem
te ju qoi.
Mos u mashtroni
pas knaqesive të kesaj jete
se kjo është knaqesi e pa
perjetshme.
Mos u devijoni o rob
te All-llahut,po pasoni ymetin
e Resulallahut.Me Kuran të punojm
urdhrat e All-llahut ti praktikojm.
Kijani friken All-llahut e mos
u devijoni si popujt qe u
ndeshkuan nga hidherimi i
All-llahut.
Punoni për dynja dhe
Ahiret o robt e All-llahut,
në menyr qe ta keni
knaqesin e All-llahut.
Kur thirret emri All-llahu
Ekber te gjith qiejve iu
tregohet emri i Zotit të
vet.
Kur thirret Ezani qielli toka
i perkulen madheris se All-llahut
E kur te vin shpalljet
prej all-llahut,gjdo gje
i druhet frikes se All-llahut.
Behuni te devotshem o ymet
i resulallahut e friken tja kemi
gjithmon All-llahut.
shkruar nga:Xheneta Bufaj
PRITJA E PROFETIT a.s -Shkruar nga XHENETA BUFAJ
2008-08-12 12:45
Ardhja jote o i derguar
librat e mëparshme paralajmruan
se ti do te vish e njerzit do ti nxjerresh nga erresira në dritë.
Ardhja jote kur u afrua
njerzit priten shfaqjen tuaj,
ti u shfaqe në vendin e caktuar
ku ALLAHu e ka bekuar.
Ti ishe njeri i bekuar dhe te gjithe
njerzit u habiten me ardhjen tuaj.
Kur ne atë koh mbizotronte padrejtsia,
dhe bota ishte zhytur në erresiren e se keqes,
ty te dergoi Perendia,qe ti largosh njerzit nga
ato gjera te këqija.
Ti ishe pergezues,ti na mesove,per krijuesin
e gjithsis,dhe na kshillove te bejm vepra te mira,dhe tju largohemi aty te keqija.Ti ishe drit e vertet,dhe ne ymetin tend do te jemi perjet.
Syt me rrejdhin lot emrin tend sa her e ndegjoj,
zemra me mbushet me besim sa her hadithe qe lexoj,
gjdo her te kujtoj dhe lus ALLAHUn ne gjenet te na bashkoi.
Shpirti me digjet flak,sa her qe te qoi selavat,lus ALLAHUn te me ndihmoj kshillat tua ti praktikoi,
me kuran te punoj,dhe gjdo veshtirsi në jet ta
perballoj.
Paqja,meshira e ALLAHUt qoft mbi ty o I DERGUAR
ZEMRA E SHQETESUAR-Xhenneta Bufaj
2008-08-12 12:45
Athua vall pse kam shqetesim
ne Zemer pse nuk e kam te
qet ende Zemret teme
Pse ende nuk jam e qet fare
pse me mundon kjo
bren e madhe
Nje gje Zemren ma mundon
nuk e di as vet qa kom
te lutem o Zot me ndimo
qetesoje Zemren qe te Beson
o All-llah ti qe jep jet Mundeso
te kem mbules e Zemra
jeme te jet e qet
VDEKJA
Shkova te varrezat dhe I thirra ata
Ku eshte ai qe fuqin e tij e tregoi
Ku eshte ai njeri I madh qe mburrej
I thirra te gjith por askush nuk u pergjigj
Vdiqen te gjith dhe nje mesim na lan:
Kjo bote eshte kalimtare.
Ai njeri qe fuqin e tij e tregoi
Ne fund vdiq e dheu e mori
Ai njeri I cili mburrej
Ne fund vdiq dhe asgje nuk mori!
Nje ze nga lart thirri:
O njeri ditet tua po kalojn
Pa frike e pikllim
Pa vaj e pendim
Nese don qe fundi yt te jet I mire
Nis pendohu per cdo veprim
Ndaj Allahu ty te fal
Nese pendohesh sa te jesh gjall.
Shpirti I vetmuar
Ketu cdo gje eshte ne erresire
Shpirti im I burgosut terrin e perpin
Kerkon nga qdo ane drite
Por askund nuk gjen shpetim
Lundron neper erresire
Driten qe ta arrije
Por me kot udheton
Driten askund s’e takon
Jet I vetmuar ne cdo kend
Ne erresiren e burgut te vet
S’ka kush drite t’I jap
Zinxhirin e territ t’ia hap
Me ne fund vjen nje pike drite
Drite e vepres mbi kete shpirt
Drite ajo qe shpirtin e ndricon
Nga erresira e shpeton.
Nena ime
Ende une pa ardhe ne kete bote
Ti me deshe per shume mot
Kur une erdha ne kete bote
Ti s’me le te rritem kot
Gjumin e nates per mua e harrove
Te gjitha te mirat qe I pate mua mi dhurove
Me te mirat e tua e arrrita suksesin
Ti me suksesin tim e lumtur
Lus qe gjithmon te jesh e lumtur
Keto te mira qe m’I dhrove
Asnjehere s’mun t’I harroj
Shume gjera per mua bere
S’mund t’I numroj
Vetem nje gje e deshiroj
Me ty gjith jeten te kaloj
Pendimi i vonuar
Jetova jetë e dunjas
Me gjunahe e harame
Jetova me çdo dëfrim
Me epsh e gëzim.
Jetova jetën si çdo njeri tjetër
Por Zotin e harrova
E vdekjën s’e kujtova
Kur ajo m’u afrua
Nga ajo u hutova
S’dia nga t’ia mbaja
Por në fund u dorëzova
E me vete nga kjo botë
Asgjë nuk mora
As pasurinë që me shumë mundim e fitova
As familjën që aq shumë e doja
As shoqërin që aq shumë e respektoja
E as pallatet që shumë i lakmoja
Me vete vetëm qefinin
Dhe veprat i mora
Por nga ato vepra çka fitova?!
Vetëm dënimin e Allahut
E dënimi I Allahut qenka i rënd
Ah sikur t’a dia këtë gjë
Para s’e të ndahesha nga kjo botë!
Drita e shpirtit
Qielli I natës , qiell I shëndritur
Me një hënë e shumë yje
E stolisur me vargjet e një qetësie.
Me shumë dirta shkëlqen qyteti
Kurse me shumë vaj mbushet shpirti,
Nata në shpirt e errësuar,
E në kulimin e qiellit e ndriçuar.
Me hënë e yje qielli shkëlqen
E zemra ime mbushet plot me terr
Shpirti im I braktisur hënën e shikon
Një pike shkëlqim nga ajo kërkon.
Nuk I jep dot hëna shkëlqimin e vet
Atij që shpirtit hakun nuk ia jep
Thotë hëna nga lart:
Mos lyp nga unë dritë që të jap
Sepse dritë e vetme për shpirt
Është Islami që shëndritë.
Vaji i nënës
Kur nga unë u ndave, mirë a u mendove?
Me sy të përlotur më le dhe u largove...
Ti ike, o bir!
Një jetë të re fillove,
që le dikë të thyer,
s’pyete, po u largove.
Në moshën e rinisë, që ke nënë harrove!
Më harrove, o biri im!
Nga kjo jetë, keq u mashtrove.
Harrove...
Që dikush me dashuri të madhe të lindi...
E me plot vështirësi si fëmijë pa baba të rriti.
Sa vuajtje e lot, për ty i përjetova.
Që të jesh krenar, unë gjithmonë u mundova.
Po ti djali i nënës për mua a mendon?
Vuajtjet e mia ndonjëherë a i kujton?
Sa vite i kalova pa të pa me sy.
Pse o biri im, mua më le në vetmi?
Me mall e kujtoj kohën, kur ti ishe fëmijë!
Sa e lumtur isha kur të mbaja në gji!
Por...
Ti shpejt më harrove.
Së paku një copë letër për mua s’e dërgove...
E unë prejse shkove ti, kam mbetur si e shkretë.
Çdo ditë që e kaloj, loti si ngushëllim mua më shoqëron.
I lutem Allahut çdo natë pa u ndalur,
që të ruaj ty, o bir nga çdo rrezik.
Të ruaj, të udhëzoj,
nga dënimi i Tij lutem të të shpëtoj
Shkruar na motra Jeta
Lotet e pendimit
Ç’janë këta lot?
Përse sytë e mi lotojnë!
Ç’është ky pikëllim?
Në zemër ky rënkim!
Eh, si kam jetuar!
Në gjëra të kota kam shpresuar.
Veç tek kënaqësitë e kësaj bote,
unë kam lakmuar.
E penduar para Zotit...
Kërkoj falje dhe shpëtim.
Ti më shpëto, Ti më udhëzo!
Ti nga e ndaluara, o Zot, më largo!
Pse?
Pse lotët s’pushojnë?
Pse sytë e mi s'thahen?
Përse pa pushim rrjedhin lotët e mi?
A thua lot pendimi janë?
Që nga sytë e mi s'ndahen?
Pse pyetjet s’dinë të ndalen?
Pse isha e verbër?
Kah e mira s'shkoja,
veç tek e ndaluara unë gjithmonë lakmoja.
Falëm, o Zot!
Të lutem për çdo gabim.
E penduar para teje
kërkoj falje e shpëtim!
I vetmi je Ti, o All-llah!
që fal e mëshiron.
E falësit shumë i do.
Të përulem, të përgjërohem.
Që të fitoj faljen tënde,
unë gjithmonë do mundohem.
Shpresa për faljen tënde
kurrë nga unë s'largohet.
Të lutem, o All-llah!
nga e ndaluara më largo!
E në rrugë të drejtë, të lutem më udhëzo!
Këta lot pendimi
në lumturi të fesë islame, m’i shndërro!
Shkruar nga motra Jeta
Përse më braktisët?
A e mendon këtë vuajtje që mua ma shkaktove?
e fëmijërinë time përgjithmonë e shkatërrove?
a e ndjen oj nënë ti këtë vetmi
që mua më vret në brendësi?
S’e di kah të drejtohem me këto pyetjet e mia,
përse në këtë fëmijëri nuk më shoqëron familja?
E pyes Zotin kush jam në realitet,
se prej nga vij me të vërtetë.
Përse më latë të ndjehem e vetmuar?
përse prapa nuk më ratë?
E më latë të rritem, dashurinë tuaj pa e shijuar,
e me sy të përlotur nga malli duke vajtuar.
Përse askush nuk më përgjigjet?
Kush ishin?
Kush janë?
Pse ikën?
Pse më lanë?
Këtë zemrën time në dy pjesë e ndanë,
jetoj me mallin tuaj,
sytë çdo net lotojnë,
të paktën t’ju njoh,
fytyrat tuaja me mall t'i kujtoj.
Më flisni pa ngurrim, mjaft me heshtje!
s’kam më durim, përse këto vuajtje
për mua kurrë s’pushuan?
Pse e ndiej veten kaq shumë të vetmuar?
Përse?
më thoni ju lutem,
asgjë më tepër s’kërkoj,
një përgjigje reale nga zemra juaj dëshiroj.
E di që do më vret e vërteta,
po nga heshtja juaj ka kohë që unë vuaj.
përse s’mundem të arrij atë që kam dëshirë,
të jetoj në ngrohtësinë familjare
sikur çdo fëmijë?
Shkruar nga motra Jeta
Falëm, o Zot...!
Më fal, o Zot!
Më fal, o Perëndi!
M’i falë mëkatet, o i Mëshirshëm, Ja-Rabi!
Me zemër të thyer, me sinqeritet të plotë.
Të lutem, më fal mua, o Zot!
E pranoj që kam gabuar,
dhe s’dua më të gaboj.
E penduar kërkoj falje,
kërkoj ndihmë-mëshirë, o Zot!
Nga kjo rrugë e gabuar, mua më largo!
Në të mirë, o Zot, mua më udhëzo!
Nga lajkat e djallit, të lutem më largo!
Më mëshiro, o Zot, me mëshirën Tënde!
M’i falë ato gabime që më parë kam gabuar!
O Zot...!
O Perendi...!
O i Mëshirshëm, Ja-Rabi...!
Kërkoj falje, kërkoj shpëtim!
Kërkoj Xhenetin në Ahiret si shpërblim!
Shkruar nga motra Jeta
Ta kemi ndërmend Zotin
O njeri, kije ndërmend Zotin.
Që Ai të ruaj ty.
E kur të kërkosh diçka,
kërkoje tek Ai.
E kur ti ndihmë kërkon,
kërkoje prej Zotit.
Dije se sikur të gjithë të mblidhen,
për të ndihmuar.
S’do të ndihmojnë dot,
përveç asaj që ka caktuar Zoti.
E nëse mblidhen për të bërë dëm ty,
nuk do të dëmtojnë dot.
Përveç asaj që Zoti tashmë ka caktuar.
Prandaj, duhet t’i kemi frikë Allahut.
T’i zbatojmë urdhrat e Tij,
që Ai na ka urdhëruar,
dhe të bëjmë vepra të mira.
Allahu, inshallah
ka për të na shpëtuar!
Shkruar nga motra Jeta
Ndal, motra ime!
Ndal, motra ime!
Mos lakmo në këtë botë,
Që të do Zoti, oj motër.
E mos lakmo në atë që është e njerëzve,
vetëm që të duan ata.
Prandaj, ndalu motër myslimane!
Mos ec hapave të shejtanit.
Pa dyshim se Allahu,
e bëri obligim farzin dhe mos e le pas dore.
I ka vendosur kufijtë
dhe kujdes mos i thyej ata.
Të jetojmë oj motër,
në këtë botë si të huaj,
ose si një udhëtar.
E kur ta arrijmë mëngjesin,
ti mos e prit mbrëmjen.
Gjatë kohës që je shëndoshë,
përgatitu për sëmundje,
dhe gjatë jetës për vdekje.
Andaj shfrytëzoje këtë kohë,
për vepra të mira puno.
Tek Allahu shpërblim fito...
Shkruar nga motra Jeta
Të Jesh Musliman
Ta quash veten musliman,
në fenë islame është:
të dëshmosh se nuk ka Zot
tjetër pos Allahut
Dhe se Muhamedi është
rob e i dërguar i Tij.
Të kesh iman është:
të besosh në një Zot,
në Allahun e Madhërueshëm.
Në engjujt e Tij.
Në librat e Tij.
Në të dërguarit e Tij.
Të besosh në Ditën
e Kiametit.
Dhe caktimin nga
ana e Zotit,
në të mirën dhe
në të keqen.
Të jesh musliman është:
ta adhurosh Allahun
Sikurse e sheh,
megjithëse ne nuk e shohim,
Ai na sheh neve.
Kthehuni në Islam,
o njerëz!
Në rrugën e Allahut.
Sepse veprat tua vlerësohen,
sipas qëllimit që ke, o njeri!
Kush bën hixhret,
për hir të Allahut dhe
për të dërguarin e Tij.
Ai do të shpërblehet nga
Allahu dhe i dërguari i Tij.
Kurse ai që bën hixhret,
për të fituar ca të mira
të kësaj bote.
Do e arrijë atë që ka pasur
për qëllim.
Por në atë dynja
do e paguan me
dënim...
Shkruar nga motra Jeta |